Durrës, fluks në qendrën shëndetësore të plazhit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Afro 100 vizita në 24 orë kryhen në qendrën shëndetësore në plazhin e Durrësit, e cila është ngritur vetëm për pritjen e pushuesve që kanë probleme shëndetësore. Simptomat më të shpeshta që hasen gjatë sezonit turistik janë alergjitë dhe djegiet e lëkurës.

Mjeku që shërben në këtë qendër shprehet se ka pasur edhe raste të rënda që lidhen me sëmundje kardio-vaskulare, të cilët janë shoqëruar me autoambulancë drejt spitalit rajonal të Durrësit.

Sezoni turistik është në kulmin e tij ndaj dhe numri i pushuesve qe kane zgjedhur bregdetin e Durrësit është i madh. Kjo dyndje ka bere qe te shtohet edhe numri i vizitave, të cilat në krahasim me muajin qershor e korrik janë shumëfishuar.