Report TV - Durrës, vendosen kullat e vrojtimit, por pa roje, bashkia nuk merr masa

2017-08-10 1

Tjetër realitet në bregdetin e Durrësit përsa i përket sigurisë së pushuesëve.

Pas kronikave të Report tv për mungesën e rojeve bregdetare dhe kullave të vrojtimit, pronarët e resorteve dhe të plazheve private kanë marrë masa për t?u hedhur hij syve, mediave dhe Bashkisë së Durrësit.

Kjo e fundit para pak ditësh tha që do të gjobiten dhe do t?i hiqen licencat bizneseve që nuk përmbushin kriteret.

?Me urdhër direkt të Kryetarit të Bashkisë, brenda këtij muaji do të plotësohen të gjithë plazhet me vendvrojtime për sigurinë, ku do të ketë kulla vrojtimi, persona të cilët do të kryejnë vrojtimin dhe masa të tjera të sigurisë. Çdo veprim jashtë këtij kriteri, do jetë jo vetëm i pezulluar, por edhe i ndëshkuar me masa të tjera të fuqishme. Pra data 31 që është ditë e hënë do ti gjejë nën veprimin e forcës së ligjit?, u shpreh Drejtori i Tatimeve në Bashkinë Durrës, Avdyl Koka.