Thatësira e tejzgjatur, ka bërë që Bashkia e Kukësit dhe Ujësjellës Kanalizimet e këtij qyteti të vazhdojnë aksionet për shkëputjen e lidhjeve e paligjshme të ujit.
Në shumë raste persona të ndryshëm, përpos lidhjeve të paligjshma ata e përdorin ujin e pijshëm në lavazhe apo edhe për të ujitur tokat.
Nga ana tjetër një pjesë e mirë e qytetarëve vuanin mungesën e ujit.
Mbi 180 lidhje të paligjshme janë ndërprerë nga Task-Forca e Ujit, që me nisjen e aksionit në mesin e muajit korrik.
Krahas aksionit po punohet edhe për futjen në sistem të gjithë abonentëve familjarë dhe rilidhjen e ujit në mënyrë të kontrolluar e me matësa.