http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kulmin e betejës me vatrat e zjarrit Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, kërkon me shume angazhim nga strukturat. Shemsi Premçi kritikoi ashpër edhe shërbimet pyjore te cilat, sipas tij, nuk kanë njoftuar në kohë për vatrat, çka ka krijuar nje situate alarmante.
Gjate takimit ne prefekture për situatën e zjarreve, Premçi tha se bashkitë duhet të akordojnë fonde të veçanta, në mënyrë që forcat zjarrfikëse të kenë pajisje krahu për shuarjen e zjarrit, pasi në më të shumtën e rasteve me mjetet, nuk arrijnë tek vatrat.
Pas zjarreve, Shqipëria mund të përballet edhe me lëkundjet sizmike. Ky është paralajmërimi i kreut të emergjencave Shemsi Prençi, i cili i referohet informacioneve te institutit te gjeoshkences. Një tjetër rrezik mbeten dhe prurjet e shirave që mund të vijnë gjatë vjeshtës e dimrit.