Ministria e Financave ka rishikuar pritshmëritë për buxhetin 2017, sidomos në krahun e të ardhurave. Plani i të ardhurave në total nuk ndryshon, por arkëtimi i vlerave monetare në disa lloje tatimesh dhe taksash ndryshon në mënyrë të konsiderueshme.
TVSH
Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, të ardhurat e programuara për t?u arkëtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të ulen me 3 miliardë lekë.
Në fillim të vitit ishin programuar të arkëtoheshin nga TVSH 141 miliardë lekë, por me revizionimet e brendshme të Ministrisë së Financave do të arkëtohen 138.1 miliardë lekë. Por kjo shumë që nuk do të vilet nga TVSH do të kompensohet duke rritur planin e arkëtimeve nga Tatimi mbi Fitimin.
Nga 29.2 miliardë lekë që ishin planifikuar të arkëtoheshin në fillimin e vitit, plani është rishikuar me një rritje 4 miliardë lekë, duke e çuar totalin nga ky tatim në 33.2 miliardë lekë.