Report TV - Fushë-Krujë, makina përplas motorin, humb jetën 23-vjeçari

2017-08-10 3

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari është regjistruar në orët e vona të së mërkurës në rrugën Fushë-Krujë Tiranë .

Një makinë rreth orës 22:30 të së mërkurës ka përplasur një motor ku po udhëtonte 23-vjeçari, banues në fshatin Larushk.

Mësohet se viktima i identifikuar si Leonard Bami ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.

Makina e cila aksidentoi të riun është larguar nga vendngjarja ndërsa policia po vijon hetimet.

Free Traffic Exchange