Report TV - Prefekti: Zjarret jane te qellimshme

2017-08-09 0

Në fshatin Mallnesh në Mat, janë angazhuar 25 forca ushtrie, 12 punonjës bashkie e 8 banorë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit i cili është riaktivizuar sërish pas ndërhyrjes dy ditë më parë nga ajri me helikopter.

Ndërkohë në një lidhje telefonike për Report TV, prefekti i qarkut të Dibrës, Ardit Kaja, është shprehur se zjarret janë të qëllimshme.

?Kemi bërë një takim me institucionet ligjzbatuese dhe nga informacionet që vinë, janë zjarre të qëllimshme. I vendosin barinjtë për të ripërtërirë kullotat ose firmat që kanë licencë për shfrytëzim të pyjeve. Kemi një rast të identifikuar dhe personi është shpallur në kërkim?, tha Kaja.