Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë shqetësuese në vendin tonë, sapo është vënë nën kontroll një vatër zjarri në Krrabë një tjetër ka shpërthyer në Peze ku situata duket alarmante Krahasuar më një vit më parë sipas drejtorit të zjarrëfikses Shkëlqim Goxhaj zjarret në këtë vit janë 3 fishuar duke shkuar deri në 400 .
Në orët e para të mëngjesit një tjetër vatër zjarri e fuqishme ka shpërthyer në fshatin Maknor të Pezës ku është kërkuar dhe ndërhyrja e ushtrisë për shkak të terrenit të vështirë. Kamera e Ora News e ka ndjekur nga afër këtë aksion.
Situata e zjarreve në Shqipëri vazhdon të mbetet alarmante. I sapo kthyer nga një aksion në Krrabë ku prej tre ditësh luftohet me flakët drejtori i zjarrfikses Shkëlqim Goxhaj thotë se situata atje tashmë është vënë nën kontroll.
Shkëlqim Goxhaj: Kemi tre ditë në zonën e Krrabës, te tuneli që po luftojmë me zjarrin. Nëse vitin e kaluar kemi pasur 140-150 ngjarje këtë vit jemi afruar në 400 ngjarje.
Edhe pse zjarrfiksja e Tiranësi i ka të gjitha kapacitetet si njerëzore po ashtu dhe pajisjet në mjete për të mbajtur situatën nën kontroll, në zonat pyjore është e vështirë kalimi i mjeteve pasi mungojnë korridoret.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-ndjek-operacionin-per-shuarjen-e-zjarrit-ne-peze/