Ora News – Kamp për nevojtarët, 180 persona me aftësi të kufizuara pushime në Velipojë

2017-08-09 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çdo vit gjatë stinës së verës, falë projektit ?Shpresa? rreth 180 persona me aftësi të kufizuara qëndrojnë në kampin veror të Velipojës.
Një nisëm e nisur vite më pare nga një misionare italiane , që do të pasohej me bashkimin në këtë rrugëtim të shumë të rinjve nga vende të ndryshme të botës. Përmes punës vullnetare ata ndihmojnë këto persona të integrohen në jetë e përditshme, pa barriera e duke shijuar në këtë zonë turistike pushimet e verës.
Ata i vizitoi nga afër edhe arqipeshkëvi i Shkodres ? Pult, imzot Angelo Massafra, si dhe Sekretari i Nunciaturës Apostolike të Selisë së Shenjtë imzot Romano Mbuena, të cilët e quajtën një punë të jashtëzakonshme atë që behet në këtë kamp.
Imzot Romano Mbuena: ?Nevojat janë të shumta, e besoj që shumë njerez mund të ndihmojnë në vullnetarizëm, por janë të pakta ata që angazhohen në këtë drejtim. Faleminderit grupit të animatoreve që japin këtë dashuri me praktike. Një dashuri që vë në qender, miresinë dhe shërbimin. Nuk ështe e lehtë kjo gjë, sepse kërkon sakfirica, angazhim dhe durim.?
Duke pranuar që nevojat janë të shumta, e pak njerez kanë vullnetin dhe dëshirën të ndihmojnë nevojtarët, arqipeshkëvi i Shkodres kërkojnë që ky shembull të shtrihet gjithandej.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kamp-per-nevojtaret-180-persona-me-aftesi-te-kufizuara-pushime-ne-velipoje/