Koalicioni “PAN” kërkon sërish kohë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ende nuk dihet se si do te procedohet me vazhdimin e seancës konstituive te enjten. Takimi konsultativ i partive politike, nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret. Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka deklaruar se nuk do të jete ne sallën e parlamentit me arsyetimin se seanca, nuk është thirrur në mënyrë të rregullt.



Deputeti Pal Lekaj propozoi që javën tjetër të mbahet një tjetër takim konsultativ dhe më pas të vendoset qe seanca te mbahet ne 17 ose 18 gusht. Por deputeti më i vjetër në moshë Adem Mikullovci, ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të seancës dhe se ajo do të mbahet te enjten. Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, Vetëvendosja nuk ishte prezent ne bisedimet mes subjekteve politike.



Ndërkohë, përfaqësuesit e koalicionit tjetër e kane kundërshtuar kërkesën e ?PAN?, duke e quajtur atë te pavend. PDK, AAK dhe NISMA kane kërkuar me heret qe te futen ne te njëjtën seance; zgjedhja e kryetarit te kuvendit dhe ajo e kryeministrit.