Report TV - Laprakë,rruga e lënë përgjysmë banorët s'hyjnë dot në shtëpi

2017-08-09 5

Dhjetëra familje të zonës së Bregut të Lumit në Laprakë janë të izoluar dhe pa asnjë dalje në rrugë kryesore.

Këta banorë që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre pas shkollës ?Skënder Luarasi? thonë se projekti i rrugës është lënë në mes, dhe se ajo duhet të vijonte në këtë drejtim, paralele me shinat e trenit, për rreth 1 kilometër për tu lidhur me akset e tjera rrugore.

"Rruga duhet të nis këtu paralel me shinat e trenit dhe në drejtim të Uzinës Dinamo. Për arsye të ndryshme është ndërprerë këtu. Kemi bërë kërkesë në bashki, me deputetë, kemi kërkuar edhe gjatë fushatës, jemi të izoluar. Kam paguar vetëm taksë për infrastrukturë 2 milionë lekë e 300 mijë lekë", shprehet Gjelosh Matoshi, banor në këtë zonë.

Në mungesë të mundësisë për të komunikuar me rrugë të tjera përmes makinës, banorët kanë bërë edhe disa zgjidhje të rrezikshme me investimet e tyre, duke ndërtuar mbikalime mbi shinat e trenit.

"Kemi ngritur këtë mbikalimin që kur ishte treni në lëvizje e kemi bërë me mbushje me investimet tona. Ne ruanim trenin, kur vinte treni fusnim makinën brenda. Sot nuk ka rrugë as për zjarrfikëse as për ambulancë . Në shtëpinë tonë jetojmë me sakrifica" shton Matoshi.