Reformës radikale në administratën publike, e cila pritet të shënjojë mandatin e qeverisë ?Rama 2?, nuk do t?i shpëtojnë as inspektoratet në Shqipëri.
Skema e funksionimit, organizimit, fusha e veprimit dhe kompetencat e 16 inspektorateve në vendin tonë, do të përmbyset, për t?u riorganizuar në themel, përmes disa dokumenteve të përgatitura.
Shqiptarja.com publikon projektligjin dhe dokumentet shoqëruese, të përgatitura nga Inspektorati Qendror, të cilat i janë dorëzuar dje këshilltari i kryeministrit Edi Rama për Sigurinë Kombëtare, Sandër Lleshi, për reformimin e inspektorateve, me impakt të rëndësishëm në jetën e qytetarëve shqiptarë, sidomos të biznesit.
Drafti parashikon reformimin e 16 inspektorateve në varësi të 9 ministrave të linjës dhe të Kryeministrisë. Nisur nga mbikëqyrja e veprimtarisë inspektuese të inspektorateve shtetërore, Inspektorati Qendror ka konstatuar se ka mbivendosje të disa funksioneve inspektuese midis inspektorateve të ndryshme, të cilët inspektojnë në mënyrë të pavarur, për të njëjtin fushë inspektimi, duke rënduar biznesin dhe rritur kostot e tepërta financiare të buxhetit të shtetit.