Ora News – Kërkesat e pronësisë, Arkiva shkurton afatin dhe kohën e përgjigjeve

2017-08-08 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke filluar nga data 1 shtator 2017, Drejtoria e Arkivave do të shkurtojë afatet për marrjen e përgjigjeve në lidhje me kërkesat e pronësisë apo ato biografike. Ky institucion angazhohet se përmes aplikacioneve online dhe reformës së kryer në dixhitalizim qytetarët nga çdo qyteti i vendit do të marrin në mënyrë të shkurtuar dhe përmes postës përgjigjen në lidhje me kërkesat për dokumentacione që kanë bërë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave duke nisur nga 1 shtatori do të shkurtojë afatet për marrjen e përgjigjeve të kërkesave pronësore apo biografike për qytetarë dhe studiues të ndryshëm që kanë nevojë të shfytëzojnë materialet dhe dokumentet e këtij institucioni.
Aplikacionet online zhdukin sorollatjet e të interesuarave ndërsa autoritet garantojnë mbi standardet që po ndjek ky institucion. Zëdhënsja e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Elsa Saka informoi qytetarët për tarifat e aplikimit.
Saka: Procedura e përshpejtuar bëhet me tarifë të diferencuar nga procedura standarde dhe përgjigja jepet 5 ditë nga casti i aplikimit për kërkesat pronësore, 3 ditë nga çasti i aplikimit për kërkesa biografike jo shkollore dhe brenda një ditë pune për kërkesat biografike shkollore. Këto ndryshime vijnë në shërbim të qytetarëve që kanë arsye aobjektive për të marrë një përgjigje të shpejtë duke ruajtur parimin akrivor të kërkimit me pagesë. Tarifat janë 500 për kërkesat biografike dhe 1500 për kërkesat pronësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kerkesat-e-pronesise-arkiva-shkurton-afatin-dhe-kohen-e-pergjigjeve/