Ora News – Donin të bënin qymyr, djemtë djegin 15 ha pyje mbi tunelin e Krrabës

2017-08-08 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre të rinj mes tyre një djalë vetëm 17 vjeç janë arrestuar si autorë të dyshuar të zjarrit mbi tunelin e Krrabës, i cili deri tani ka djegur 15 ha pyje dhe vazhdon të jetë aktiv.
Policia e Tiranës informoi sot për arrestimin e Armand Ukaj, 22 vjeç, Oltjan Deda, 26 vjeç, banues në fshatin, Krrabë, dhe G.P, 17 vjeç, të tre banues në fshatin Krrabë.
?Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, këta shtetas më datë 06.08.2017, mbi tunelin e Krrabës, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk)?
Shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tre-te-rinj-arrestohen-per-zjarrin-mbi-tunelin-e-krrabes/

Free Traffic Exchange