Ora News – Saranda pa ujë, banorët: Probleme pas vendosjes në punë të ujësjellësit

2017-08-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Saranda, një ndër qytetet me të frekuentuara gjatë sezonit turistik po përballet me mungesën e ujit të pijshëm. Banorët e lagjes katër të qytetit shprehen se prej disa ditësh nuk kanë ujë në rubinetat e tyre. Drejtori Ujësjellës Kanalizimeve Sarandë, thekson se po punohet për normalizimin e situatës.
Në pikun e sezonit turistik, qyteti bregdetar i Sarandës po përballet me mungesën e ujit të pijshëm. Shqetësuese situata është në lagjen katër të qytetit, ku banorët shprehen se prej disa ditësh nuk kanë ujë në rubinetat e tyre. Ata theksojnë se situata është përkeqësuar pas punimeve për vendosjen në funksion të ujësjellësit të ri.
Banore: Ne kemi qenë më mirë me ujë, u bënë linjat e reja që do kishim 24 orë. Ne tani vdiqëm, vjen cerek ore në mëngjes, ka raste që nuk vjen fare.
Banori: Për të pirë, blejmë, po për të larë? Po për banjo?
Banore: Ishte shumë e vështirë të mos bëja një banjo, të pi pak ujë të ftohtë. Janë probleme që ne nuk jemi mësuar ngaqë jetojmë në Athinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/saranda-pa-uje-banoret-probleme-pas-vendosjes-ne-pune-te-ujesjellesit/