Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ish-drejtorë dhe dy specialistë të komisionit vendor të verifikimit të pronësisë në prefekturën e Qarkut të Lezhës janë kallëzuar penalisht në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Ata konsiderohen si shkaktar të një dëmi prej 11 milionë lekësh ndaj buxhetit të shtetit. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e trajtimit të vlefshmërisë dhe ligjshmërisë të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore (AMTP).
Auditimi është kryer nga data 1 janar 2013 deri më datë 31 dhjetor 2016. Kallëzimet për shpërdorim detyre janë kryer ndaj shtetasve me iniciale B.Z dhe A.P, me detyrë ish-Drejtorë të Komisionit Vendor dhe R.N. e E.G. me detyrë ish specialistë në Komisionin Vendor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pronat-kallezohen-dy-ish-drejtore-dhe-specialistet-e-prefektures-se-lezhes/