Velipoja ashtu si Shengjini apo Talja është kthyer në një destinacion të preferuar edhe nga turistët e huaj pa lënë pas dhe ata nga Kosova.
Çmimet konkurruese, uji dhe rëra e pastër i bën ata të kënaqur që kanë zgjedhur Velipojën për të pushuar këtë verë.
Vija bregdetare prej 15 km e plazhit ranor të Velipojës ka mirëpritur me mijëra pushues.
Vetëm gjatë muajit korrik, sipas të dhënave të operatorëve turistik të kësaj zone, kanë pushuar në Velipojë rreth 85 mijë pushues. Ndërsa sa i takon gushtit, ata thonë se i kanë të gjitha dhomat e hoteleve të rezervuara. TV KLAN