Shkolla “Hoxha Tahsin” gati në shtator

2017-08-08 12

Fëmijët e Njësisë numër 2 këtë shtator do të kenë edhe një shkollë të re ne dispozicion. Bashkia e Tiranës është drejt përfundimi të punimeve në shkollën ?Hoxha Tahsin? e cila do të akomodojë 1 mijë nxënës.

?Hapja e një shkolle është një gëzim i madh për çdo komunitet. Në Tiranë kemi dy mundësi: O merremi me llafe, o me punë. Ndërtimi i kësaj shkolle është një punë konkrete, e cila ka filluar në më pak se një vit. Do ta mbarojmë në kohë rekord, kemi edhe 3 javë për t?i dhënë dorën e fundit sistemimit të klasave?, thotë Veliaj.

Veliaj ritheksoi premtimin për t?i dhënë fund mësimit me dy turne.

?Duke filluar nga muaji shtator do të hapim shkollat ?Hoxha Tahsin?, ?Betim Muço? në Kombinat, ?Ardian Klosi? te Bregu i Lumit dhe aktualisht janë hedhur themelet e shkollës ?Kosova?. Për sa kohë që vazhdojmë me këtë ritëm, besoj se deri në fund të këtij mandati do të kemi mbaruar me 20 shkollat dhe do të kemi për herë të parë të hequr nga zhargoni i diskutimit publik mësimdhënien me dy turne?, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Sipas materialit te dërguar nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, shkolla ?Hoxha Tahsin? nuk do të ketë vetëm mjedise të reja por edhe një staf të kualifikuar pedagogjik. TV KLAN

Free Traffic Exchange