Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Urgjencat mjekësore po përballen me fluks pacientësh nga probleme të thjeshta deri në rastet kur pacientët paraqesin rrezikshmëri të lartë për jetën. Qendra kombëtatare e urgjencës mjekësore bën të ditur se vetëm në një muaj 13 mijë e 800 persona telefonon në numrin 127 dhe kërkuan ndihmën e mjekut. 1500 persona kanë marrë ndihmën e mjekëve në shtëpi, ndërsa 900 janë dërguar në spitalet rajonale.
Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm numrin e pacientëve me sëmundje kronike si dhe probleme me aparatin tretës që lidhen kryesisht me helmimet e ushqimeve. Qëndra Kombëtare e Ugjencave raporton se për muajin e lënë pas, 13.862 kanë telefonuar emergjencat dhe kanë kërkuar ndihmën e mjekëve.
Në varësi të simptomave, mjekët mund të japin ndihmën mjekësore edhe në banesë. Emergjencat mjekësore raportojnë për 1500 raste kur mjekimet janë dhënë në shtëpi, ndërsa 947 persona janë dërguar në spitalet universitare në Tiranë.
Rastet më të shpeshta ajo ato të shënuara kodi i verdhë; 1100 raste. Në këtë skedë janë personat që kanë probleme të ndryshme shëndetësore por nuk janë në rrezik për jetën.
Ndërsa 309 raste i përkasin personave që kanë rrezik të rëndë për jetën; janë kryesisht ndërhyje urgjente që vijnë nga patologji të rënda si në rastet e atakut kardiak.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/urgjencat-mjekesore-ne-nje-muaj-mbi-13-mije-persona-telefonuan-127/