Rëndohet bilanci nga shpërthimi në Velipojë

2017-08-07 3

Arrin në dy numri i viktimave nga shpërthimi i ndodhur më 28 korrik në një restorant në Velipojë.

Këtë të hënë është ndarë nga jeta edhe Hektor Zenuni. 33 ?vjeçari fillimisht u mjekua në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Per një mjekim më të specializuar u dërgua në Turqi, por nuk mundi t?u mbijetojë plagëve të shumta që kishte si pasojë e djegies.

Sipas mjekëve, ai ishte djegur në rreth 70% e trupit.

Dy ditë nga shpërthimi i shkaktuar nga rrjedhja e gazit nga një çisternë që ndodhej poshtë lokalit, humbi jetën edhe babai i tij, Besnik Zenuni.

Dy persona të tjerë u plagosën në këtë ngjarje.

Nga hetimet rezulton se çisterna ishte vendosur pa leje në bodrumin e restorantit dhe ishte jashtë kushteve teknike.

Prokuroria ka nisur një hetim penal për këtë rast ku pjesë e tij janë dhe veprimet e specialistëve të Inspektoriatit Shtetëror Tenik, pasi do të verifikohet nëse ata kanë kryer kontrolle në ambientet ku ishte vendosur çisterna e gazit prej 1 mijë litrash.

Drejtuesi i këtij institucioni deklaroi pak ditë më parë se kontrolli ishte bazuar vetëm ne deklaratat e pronarëve dhe jo në kqyrjen e ambienteve. TV KLAN