Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Muzeu i Bankës së Shqipërisë është më shumë se muzeu i parave, është muzeu historik i institucionit më të rëndësishëm financiar në vend. Është vendi i informimit dhe edukimit të qytetarëve përmes etapave dhe dekadave se cilët janë bërë emetimet e monedhave, janë shkëmbimet në antikitet e deri në përdorimin e letrës së kohëve moderne.
Muzeu i Bankës së Shqipërisë është konceptuar si një ndërthurje midis muzeales dhe didaktikes; është rrëfim përmes koleksioneve, politikave, marrëveshjeve të shtetit Shqiptarë.
Ky është një itinerar muzeal në dy katet e bankës së Shqipërisë, për të njohur bashkë të kaluarën, nga këmbimet paramonetare deri në krijimin e infrastrukturës moderne për të gjithë grupmoshat dhe kategoritë e vizitorëve.
Përgjegjësja e Muzeut, Besa Prela, na shoqëron në këtë guidën që në fakt i bëhet çdo vizitori që dëshiron të shoh këtë pasuri të vendet që në kohë të lashta.
Historia nis nga këmbimet paramonetare; banorët prehistorikë përdornin sistemin e këmbimit mall me mall, për të vijuar më pas me përdorimin e objekteve të caktuara si paramonedhë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/hyni-brenda-muzeut-te-bankes-se-shqiperise/