Kodheli: Situata e zjarreve, dramatike - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Forcat e Armatosura luftojnë me flaket ne te gjithë vendin, Ministrja e Mbrojtjes deklaron se situata e zjarreve është dramatike. Sipas Mimi Kodhelit, ndikim te madh ka pasur thatësira e tejzgjatur.

?Është situatë dramatike jo vetëm për Shqipërinë, por për Europën mbarë. Situata klimaterike është jashtë normales për shkak të temperaturave tejet të larta dhe reshjeve pothuajse ineksiztente. Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria po angazhohet maksimalisht për ta përballuar këtë situatë?.

Ministrja Kodheli beri te ditur se operacionet janë zhvilluar thuajse ne te gjithë qarqet e vendit, ku janë angazhuar 2750 forca ose 40 perqind e të gjithë njerëzve qe janë nen uniforme. Kodheli bëri një thirrje edhe për të gjithë qytetarët që të kontribuojnë për përballimin e situatës, duke iu bashkuar forcave te ushtrisë dhe atyre te emergjencave civile.

?Kjo situatë e vështirë ka bërë që shtete të fuqishme si Franca e Portugalia të kërkojnë ndihmë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve për të kontribuar në përballimin e situatës. I bëj thirrje edhe që të mos e krijojnë situatën. Operacionet kanë kushtuar mbi 30 milionë lekë, që janë para? taksapaguesish. Duhet t?i ruajmë pemët e kullotat, ndaj ju lutem që ta shtojmë kujdesin bashkarisht?.

Ndërkohë, sipas Drejtorit te Emergjencave Civile Shemsi Premçi, në të gjithë vendin janë regjistruar deri tani 640 vatra zjarri. Premçi tha se sipas specialisteve, thatësira pritet te zgjasë deri më 15 shtator. Për këtë ai kërkoi bashkëpunimin e të gjithë strukturave per vazhdimin e operacioneve të përbashkëta kundër zjarreve.

Free Traffic Exchange