Nis ndërhyrja te Kopshti Zoologjik - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-06 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia Tiranë ka nisur investimet në infrastrukturën e lënë pas dore në blloqet e pallateve pranë Kopshtit Zoologjik dhe atë Botanik, ku zhvillimi i ndërtimeve nuk ka ecur paralelisht me urbanizimin dhe sistemimin e hapësirave publike. Kryebashkiaku Veliaj tha se institucioni që drejton do transformojë këto zona, ku për vite me radhë ish-komunat kanë dhënë leje ndërtimi pa menduar për infrastrukturën.

?Kjo është një lagje e mbipopulluar, kryesisht nga lejet e dhëna nga ish-komuna Farkë pa menduar fare për urbanistikën, se ku do jenë kanalizimet, asfalti dhe trotuari, pa menduar ku do jenë shkollat, kopshte e çerdhet. Këto janë sfida e Bashkisë sonë, që në shumë prej komunave që ka trashëguar, si këtu në Farkë, si në Kashar, ku vitet e fundit ndërtimet kanë bërë kërdinë, tani na duhet të sjellim edhe urbanizimin.?

Velai u bëri thirrje qytetarëve, të tregohen të kujdesshëm në blerjen e banesave të tyre. Sipas tij, më parë ata duhet të interesohen për dokumentacionin e plotë dhe për planin e zhvillimit të zonës.

?Është normale që të kërkojnë ndihmën e shtetit në situatë krize, në situatë zjarri, në situatë të thatësirës, por a nuk do ishte më mirë ta kërkonim ndihmën e shtetit që në fillim, kur marrim vendime për të banuar diku? Ajo që do të ishte e udhës është që përpara se qytetarët të blejnë një banesë, të pyesin a ka ujë me rrjet apo ka ujë me pus, ka leje ndërtimi, leje shfrytëzimi dhe letrat në dorë të Hipotekës apo thjesht po i vëmë paratë e kursimet tona në një gropë të zezë, e cila momentalisht mund të na japë një strehim, ama në afatgjatë sjell të gjithë këto problematika.?

Kryebashkiaku premtoi se brenda vitit do të nisin investimet per rehabilitimin e plotë të Kopshtit Zoologjik dhe atij Botanik.

Free Traffic Exchange