Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit vijon te jete prezente pranë pushuesve me kurset e shpëtimit të jetës në bregdetin Shqiptar.
Kursi që synon parandalimin e aksidenteve dhe mbytjeve në det, përfshin:
1) Mënyrat e hyrjes në det për dhënien e ndihmës së parë
2) Manovrat e shpëtimit së viktimës ne det.
3) Mënyrat e transportimit të viktimës në breg.
4) Mënyrat e nxjerrjes së viktimës nga deti në tokë.
5) Manovrat bazë të jetë-shpëtimit kur viktima është jo-koshient
E për t?i konkretizuar, roja bregdetare Ndriçim Rako ndau me të pranishmit eksperiencën e tij.
?Është një rast për tu përgëzuar që jo vetëm ne si roje bregdetare por të gjithë të marrim vesh diçka sadopak?, tha Rako.
Agjencia Kombëtare e Turizmit do te vazhdojë sensibilizimin në plazhe të ndryshme duke shpërndare për pushuesit 10 rregullat e Arta mbi sigurinë në plazh.