Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për shtrimin e Rr. ?Alla? dhe hapjen e segmentit të ri që e lidh atë me Rr. ?Shyqyri Brari?, të cilat ndodhen në një nga blloqet e banimit ku zhvillimi i ndërtimeve dhe i bizneseve nuk ka ecur paralelisht me urbanizimin dhe sistemimin e hapësirave publike.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet dhe shprehu vendosmërinë e institucionit që drejton për të urbanizuar edhe ato zona, si Farka, ku për vite me radhë ish komunat kanë dhënë leje ndërtimi pa menduar për infrastrukturën dhe urbanizimin. ?Kjo është një lagje e mbipopulluar, kryesisht nga lejet e dhëna nga ish-komuna Farkë pa menduar fare për urbanistikën, se ku do jenë kanalizimet, asfalti dhe trotuari, pa menduar ku do jenë shkollat, kopshte e çerdhet. Këto janë sfida e Bashkisë sonë, që në shumë prej komunave që ka trashëguar, si këtu në Farkë, si në Kashar, ku vitet e fundit ndërtimet kanë bërë kërdinë, tani na duhet të sjellim edhe urbanizimin?, tha Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-sfida-e-bashkise-te-sjelle-infrastrukture-e-urbanizim/