Atentati tek Komuna e Parisit, dy prej të arrestuarve me precedentë penalë

2017-08-06 27

Dy nga katër të arrestuarit për atentatin e të enjtes në Komunën e Parisit janë emra të njohur për Policinë e Tiranës pasi janë persona me precedent penal të theksuar.

27-vjecari Dejvis Rrustemaj, që qëlloi me pistoletë mbi Lorenc Hoxhën, i shpëtoi një atentati 3 muaj më parë në zonën e Kinostudios.

Ai mbeti i plagosur në rrugën ?Xhanfize Keko?, para një bilardoje, pasi u qëllua nga dy persona që udhëtonin në një fuoristradë të zezë.

Ai ka qenë i akuzuar edhe per gjobëvënie ndaj djalit të një biznesmeni karburantesh.

Ndërsa Klajdi Kodra, bashkëpunëtori i tij kryesor, i cili shihet në krahun e pasagjerit të Mercedesit të bardhë, ka një CV më të pasur, pasi ka qënë disa herë i arrestuar.

Ai ka plagosur katër persona me armë në vitet 2010 dhe 2016. Gjashtë vite me parë pranë kryqëzimit të ?Vasil Shantos? në atë kohë 20 vjeç, Kodra plagosi dy vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço.

Një vit më parë Klajdi Kodra së bashku me vëllain e tij Aldo, plagosi me mjete të forta pranë Komunës së Parisit 39-vjeçarin Flamur Cullhaj. Shkak ishte një çështje borxhi. Ndërsa në vitin 2011 Kodra ka plagosur me armë shtetasin Roland Laçi pas një konflikti të çastit. Në vitin 2013 ka mbetur i plagosur vetë me një plumb në këmbë, pas një konflikti me disa persona te tjerë. Rrustemaj dhe Kodra janë miq dhe ne rrjetet sociale kanë postuar herë pas here foto së bashku.

TV KLAN