Pamje të reja të atentatit te Komuna e Parisit

2017-08-06 20

Policia e Tiranës ka arrestuar autorët e atentatit të ndodhur në kryqëzimin e Komunës së Parisit mbrëmjen e së enjtes, ku mbeti i plagosur Mariglen Hoxha, i njohur edhe me emrin Lorenc.

Blutë kanë publikuar pamjet filmike të marra nga një kamera sigurie, që kanë fiksuar momentin kur u qëllua 25 vjeçari nga Bulqiza.

Në video duken 3 nga 4 të arrestuarit që zbresin nga mjeti i tyre, një BMW X5 dhe i afohen një makinë Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë, të ndaluar në semaforin e rrugës "Sulejman Delvina".

Objektivi është në timonin e Mercedesit.

Dejvis Rrustemaj, 27 vjeç, personi që kreu plagosjen, zbret i dyti nga makina e zezë, BMW dhe i afrohet 24-vjeçari Hoxha, i cili është në timon në mjetin e bardhë.

Në pamje duken edhe dy persona të tjerë, të cilët janë Klajdi Kodra, 27 vjeç dhe Igler Qose, 26 vjeç.

I arrestuari i katërt, Ardit Xhaferri dyshohet se ka qënë në timonin e makinës së autorëve.

Kodra hap derën e pasagjerit për të shpërqendruar Hoxhajn, i cili në makinë ndodhej me një tjetër person.

Sapo Rustemaj qëllon, Lorenc Hoxha i jep gaz makinës. Godet MBW ?në e autorëve dhe një makinë tjetër që ka përpara dhe largohet me shpejtësi.

Ndërsa largohen në drejtim të rrugës "Komuna e Parisit", siç shihet në një tjeter video të publikuar dy ditë më parë, e cila është xhiruar nga një makinë e cila ndodhej pas autorëve.

Policia arriti t?i identifikojë falë dëshmisë se të plagosurit dhe mikut të tij, si dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, të vendosura në një shtyllë pranë semaforit.

Ata u arrestuan në zona të ndryshme të Tiranës. Motivi i krimit mësohet se është një konflikt banal i ndodhur mes tyre disa ditë më parë në kryeqytet.

Dy nga katër të arrestuarit janë emra të njohur për policinë e Tiranës, pasi janë persona me precedentë penalë të theksuar.

Tv Klan