Ora News – Berati dhe Mati “thahen” për ujë të pijshëm

2017-08-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e ujit të pijshëm në qytetin e Beratit është kthyer në një shqetësim serioz për banorët por edhe për turistët prej të cilëve ky qytet frekuentohet. Thuajse të gjitha lagjet furnizohen me ujë të pijshëm vetëm 2 orë gjatë gjithë ditës.
Kështu lagjet në periferi të qytetit ?Uzonëv?, lagja ?Mangalem? ?30 Vjetori? furnizohem me ujë të pijshëm vetëm dy orë gjatë darkës. Ndërkohë që lagjet e tjera të qytetit si ?Goricë?, ?Kala?, furnizohen me ujë të pijshëm vetëm një herë në mëngjes. E gjithë kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët e Beratit, të cilët shprehen se po i përballojnë me mjaft vështirësi këto ditë tepër të nxehta.
Në lidhje me këtë situatë të krijuar burime pranë Ujsjellës Kanalizime Berat-Kuçovë bëjnë me dije jashtë kamerave se gjithçka ka ardhur si pasojë e prurjeve tepër të pakëta të vendburimit të Bogovës, i cili është në pikat më kritike.
Situata është e njëjtë edhe në Burgajet të Matit. Problemi me ujin e pijshëm i ka nxjerrë banorët në protestë. Ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje.
Ndërkaq drejtori i Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Mat, Arjan Lika tha se problemi i vonesës së ujit të pijshëm është krijuar nga vetë banorët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berati-dhe-mati-thahen-per-uje-te-pijshem/

Free Traffic Exchange