Report TV - Kapen në Vlorë autorët e atentatit te Komuna e Parisit

2017-08-06 9

Tre ditë pas atentatit te Komuna e Parisit në Tiranë, ku mbeti i plagosur Mariglen (Lorenc) Hoxha, policia ka arrestuar 4 autorët në qytetin e Vlorës.

Të arrestuarit janë Dejvis Rrustemaj 27 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri ndaj Hoxhës dhe bashkëpunëtorët Klajdi Kodra 27 vjeç nga Tirana, Igler Qose 26 vjeç nga Bulqiza dhe Ardit Xheferri 31 vjeç nga Tirana.

Report Tv ka siguruar fotot e autorit të atentatit Dejvis Rrustemaj dhe Klajdi Kodrës.

Mbrëmjen e 3 Gushtit në rrugën "Sulejman Delvina? Dejvis Rrustemaj duke lëvizur me mjetin tip "BMË X5", së bashku me Klajdi Kodrën dhe Igler Qosen për shkak të një konflikti ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip "Benz" që drejtohej nga Mariglen Hoxha 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha duke e plagosur.

Pas ngjarjes autori i atentatit dhe bashkëpunëtorët janë larguar në drejtim të Vlorës për t?u fshehur, por janë vendosur në pranga nga policia pas daljes së pamjeve të atentatit.

Gjithashtu është sekuestruar makina tip BMW me të cilën u krye atentati dhe disa telefona të autorëve.

Free Traffic Exchange