Furgoni përplaset me autoveturën, humb jetën 38-vjeçari - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-05 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 38-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor mëngjesin e kësaj të shtune në Thumanë të Krujës. Ngjarja e rende ndodhi rreth orës 5 e 30 minuta të mëngjesit, kur viktima i cili drejtonte një furgon mallrash u përplas me një makinë BMW me një drejtues 41-vjeçar nga Maqedonia.Si pasoje e përplasjes së forte mbeten të plagosur edhe 4 persona, pasagjeri që udhëtonte ne furgon, por dhe pjesëtare të familjes së maqedonasit, dy fëmijët e tij 12 dhe 9 vjeç, si dhe e ëma 63 vjeçare.Sipas policisë, të gjithë të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë hetimet për shkaqet që çuan ne përplasjen e dy automjeteve. Dyshohet për nje manovrim te gabuar te njërit prej drejtuesve.

Free Traffic Exchange