Priten pemët në parkun ?Rinia? në Elbasan. Firma që ka fituar tenderin 244 milionë lekë për rikualifikimin e parkut ?Rinia? këtë të shtunë ka nisur prerjen e pemëve dhjetra vjeçare.
Bashkia e Elbasanit ka arritur të fitoj një investim nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për ndryshimin e këtij parku.
Në lidhje me këtë ndërhyrje nuk është njoftuar askush nga banorët për të marrë një opinion për një ndryshim të tillë.
Ndryshimi ka nisur që tek prerja e pemëve, ndërkohë që banorët e Elbasanit shprehen se e vetmja mundësi për të gjetur hije në mes të qytetit ishin pemët.
Investimi do të përfshirë të gjithë parkun duke parashikuar ndryshime rrënjësore në zonën e gjelbër të qytetit.
Sipërfaqja e parkut është 82 mijë metër katrorë dhe punimet sipas kontratës do të zgjasin 15 muaj.