Ora News - Iu mbyt djali në lumë, myslimanët i shlyejnë borxhin familjes së varfër

2017-08-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mes varfërisë, vështërisëve dhe forcës për të vazhuar përpara pas humbjes së djalit vetëm 11 vjeç në ujërat e lumit Erzen familja Bardhi ka nevojë për ndihmë e mbështetje.
Po kalojnë ditë të vëshira pas ngjarjes së kobshme, kur djali i tyre vetëm 11 vjeç u rrëmbye nga ujërat e lumit Erzen, bashkë me kushëririn e tij në përpjekje për ta kaluar atë.
I vetëm krah pune, kryefamiljari Agim Bardhi nuk ka mundësi të ndërtojë një shtëpi me të ardhura të pakta që ai merr, madje edhe këto dy dhoma nisi ti ndërtonte për fëmijet e tij, duke marrë një kredi në bankë disa muaj më parë.
Myftinia e Tiranës, besimtarë dhe 10 xhami të kryeqytetit i janë bashuar nismës së Myftiut Ylli Gurra për të qënë pranë familjes Bardhi në Mënik, fshat pranë njësisë administrative Ndoq.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/iu-mbyt-djali-ne-lume-myslimanet-i-shlyejne-borxhin-familjes-se-varfer/