Policia arreston tmerrin e karburanteve, i cili ka grabitur me armë dhe dhunë, gjashtë pika në disa qytete të vendit, ndërsa ka tentuar edhe vjedhjen e një argjendarie.
Në vijim të operacionit "Fuel Thieves", në prangat e policisë ka rënë Aleks Prifti, 41 vjeç, lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë.
Ai i lëvizte me një automjet tip ?HONDA?, të marrë me qera dhe nën kërcenimim e një arme zjarri pistoletë me silenciator, kryente ?Vjedhje me dhunë? dhe ?Vjedhje me armë? kryesisht në pikat e karburantit në akset rrugore të këtyre qarqeve si dhe në dyqane bizhuterish, ku brenda 3 diteve të fundit arriti të kryente 7 ( shtatë ) vjedhje më armë e dhunë.
Pas një pune hetimore intensive dhe profesionale, duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat tekniko shkencore për të vërtetuar veprimtarinë e tij kriminale, të kryer nga Komisariati i Policisë Lushnje, Kavajë dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, u bë i mundur identifikimi dhe vendndodhja e personit të dyshuar si autor i këtyre ngjarjeve.