Morina po përjeton fluksin më lartë të sezonit. Qarkullimi i shtetasve nga Kosova ka nisur që prej orës 04:00 të mëngjesit.
Automjetet krijuan radhë kilometrike. Të gjithë po shkonin drejt dy destinacioneve të bregdetit shqiptar dhe Malit të Zi.
Dogana po punon me 6 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar. Burime të policisë kufitare thonë se gjatë orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë mbi 11 mijë qytetarë. TV KLAN