Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë shënuar 15 vatra zjarri në qarqet kryesore të vendit.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 125 punonjës zjarrfikës, 21 automjete zjarrfikëse, 160 forca të armatosura të Ushtrisë.
Gjithashtu mësohet se për fikjen e zjarrit janë angazhuar edhe mbi 60 vullnetarë.
Emergjencat Civile bëjnë me dije se për shuarjen e zjarreve janë angazhuar dy avionë të vegjel nga shteti grek, të cilët kanë ndërhyrë në vatrat e zjarrit në llogara.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.