Ora News – Demiraj: Situatë e rëndë nga zjarret, cenohet siguria kombëtare

2017-08-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj i ftuar në studion e Ora News, thotë se në shumë raste, zjarret në vend janë të qëllimshme dhe se ato cenojnë sigurinë kombëtare.
Ai solli si ilustrim zjarrin në trasenë hekurudhore në Lezhë-Shkodër, apo pyjet qindra vjeçare.
Demiraj: Situata aktuale e sigurisë në vend në drejtim të zjarreve nuk është aspak e mirë. Kemi rreth 25 qendra zjarresh kryesisht në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Skrapar. Ky ka qenë objekt i takimit të sotëm me z.Meta në Presidencë.
Situata nuk është aspak e mirë. Presidenti i Republikës ka detyrimin që të thërrasë të gjithë krerët e institucioneve.
Kemi pasur disa zjarre para dy javëve në linjën hekurudhore Lezhë-Shkodër, pra zjarr në një trase. Dhe në rast se dëmtohet infrastruktura e transporteve kjo cenon rëndë sigurinë kombëtare. Në këtë kontekst, djegia e pyjeve 100 vjeçare, ky është cenim i sigurisë kombëtare sepse do shumë vite të rehabilitohet një pyll. Në disa zona, ka 10-15 vatra zjarresh të cilat tregojnë dukshëm që nuk janë të rastësishme, por të qëllimshme.
Shpesh herë jemi përballur me informacione nga njësitë vendore që njerëzit i vënë për të hapur toka të reja apo për të krijuar kullota, gjë që është e pa pranueshme. Numri i personave të vendosur përpara ligjit është krejtësisht minimal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/demiraj-situate-e-rende-nga-zjarret-cenohet-siguria-kombetare/

Free Traffic Exchange