Ora News – Shkodër, ceremoni për ish-ambasadorin shqiptar në Vatikan

2017-08-04 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I është dhënë lamtumira e fundit, ish-ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan Rrok Logu, i ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare. Mesha e shenjtë në nderim të tij u kremtua në kishën ?Françeskane? ku morën pjesë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë ndër vite.
Gjergj Meta: Shumë prej jush dhe prej nesh që e kemi njohur familjen Rroku dhe Rrokun personalisht e kuptojmë mjaft mirë dhimbjen e të dashurve të tij.
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila përveç bashkëpunimit me të, ka patur njohje të hershme familjare vlerësoi figurën e diplomatit Logu.
Jozefina Topalli: Një ndër përfaqësuesit më dinjitoz të shtetit shqiptar në selinë e shenjtë gjatë periudhës 2006-2011 po kjo është ana si pjesë e karrierës së tij. Ndërkohë që Rrok Logu ka qenë një baba shembullor, një bashkëshort i shkëlqyeshëm, një besimtar i vërtetë, një njeri që rrallë mund ta gjesh në fakt në ditët e sotme.
Më herët në teatrin ?ilyricum? u zhvilluan homazhet në nderim të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan dhe Maltë, ku në pamundësi për të qenë i pranishëm, kryeministri Edi Rama dërgoi një buqetë me lule dhe mesazhin ngushëllues për familjen. Ndërsa ministri i jashtëm Ditmir Bushati, përcolli ngushëllimet e tij për ikjen parakohe nga kjo jetë të një prej bashkëpunëtorëve të mirë, siç e quajti ai.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-ceremoni-per-ish-ambasadorin-shqiptar-ne-vatikan/

Free Traffic Exchange