Report TV - Nishani rikthehet në PD, do të drejtojë grupin e të vjetërve

2017-08-04 0

Bujar Nishani pritet të rikthehet në partinë Demokratike. Vetëm pak kohë pasi dorëzojnë postin e kreut të shtetit shqiptarë Bujar Nishani pritet të rikthehet në familjen e tij politike, duke marrë një post honorifik në partinë më të madhe opozitare në vend.

Burime konfidenciale për Report Tv konfirmojnë se ish kreu i shtetit i cili dorëzoi detyrën me datën 24 korrik për pasuesin e tij Ilir Meta, do të rikthehet në partinë Demokratike për drejtimin e një grupi të të vjetërve me kontribute në PD që kryetari Basha pritet ta krijojë në vjeshtën e këtij viti.

Të njëjta burime konfirmojë se ky grup, emri i të cilit nuk është vendosur ende, por që mund të cilësohet si grupi i mentarëve në PD do të merret me orientimin e politikave organizative dhe të politikëbërjes në partinë Demokratike, tashmë opozitë.