Report TV - Shembet shatërvani tek 'Zogu i Zi', ja projekti i ri

2017-08-04 6

Shatërvani që ndodhej në rrethrrotullimin te ?Zogu i Zi? është prishur nga fadromat e Bashkisë Tiranë, duke u kthyer në një kantier ndërtimi.

Burime nga bashkia, të kontaktuar nga Report Tv, bëjnë me dije se bëhet fjalë për një rehabilitim të rrethrrotullimit për tu bërë më i përshtatshëm.

Pritet një ngushtim i pjesës me ujë, dhe gjithashtu do të shtohet edhe gjelbërimi.

Ndërsa po mendohet edhe ndërtimi i një instilacioni, i ngjashëm me atë te Brryli, për të identifikuar ?Zogun e Zi?.

Shqiptarja.com ka siguruar edhe fotot e projektit të ri që pritet të realizohet në rrethrrotullimin te ?Zogu i Zi? pas prishjes së shatërvanit.

Free Traffic Exchange