Report TV - Situata e zjarreve, Demiraj takon Presidentin Ilir Meta

2017-08-04 0

Ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta mesditën e kësaj të premte.

Në fokus të takimit ka qenë situata e shkaktuar nga zjarret në disa zona të vendit.

Zyra e shtypit pranë Presidentit ka zbardhur takimin i cili mësohet se ka zgjatur rreth 40 minuta.

Sipas njoftimit, Presidenti Meta u interesua për masat e marra nga strukturat e shtetit, nga shërbimet e emergjencave dhe ato zjarrfikëse si dhe autoritetet vendore, të përfshira në përpjekjet për përballimin e kësaj gjendjeje të vështirë.

"Presidenti Meta u interesua dhe u njoh në detaje mbi gjendjen aktuale në qarqet e prekura nga përhapja masive e zjarreve, në veçanti për jetën e banorëve të zonave të rrezikuara, masat e marra për kontrollin dhe eliminimin e rrezikut si dhe problematika të tjera të lidhura me to.

Free Traffic Exchange