Ora News – Shëtitorja e Shëngjinit pastrohet nga bombulat e gazit

2017-08-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bombulat e gazit që kanë mbushur shëtitoren e Shëngjinit, psi përdoren nga trgetarët ambulantë duke rrezikuar jetën e pushuesve në rast incidentesh, kanë marrë vëmendjen e bashkisë së Lezhës. Policia bashkiake në një aksion të shpejtë, largoi të gjithë ambulantët që përdorin bombula gazi nga shëtitorja. Kreu i njësisë
Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj thotë se nuk do të ketë tolerime në këtë drejtim dhe se monitorimi do të vijoje për gjatë gjithë sezonit turistik.
Tonin Uldedaj: Masat janë të ashpra dhe të rrepta sepse bombulat e gazit në një shëtitore të mbushur me vizitorë është një problem i madh. Masat tona janë të ashpra dhe kemi bërë sekuestrimin e disa motorcikletave që po tregtojnë në vijën, në shëtitoren e bregdetit. Pra ne do të vazhdojmë monitorimin cdo natë dhe nuk do falim asnjë që bën tregti me bombula gazi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shetitorja-e-shengjinit-pastrohet-nga-bombulat-e-gazit/

Free Traffic Exchange