Zona e Selitës i nënshtrohet rikonstruksionit

2017-08-04 3

I gjithë blloku i pallateve në zonën e Selitës po i nënshtrohet rikualifikimit urban. Teksa pa nga afër ecurinë e punimeve kryebashkiaku Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve në lirimin e hapësirave.

?Kjo është një lagje kufitare midis njësisë 5 dhe 6, kryesisht me ndërtime informale. 90% e qytetarëve janë bashkëpunues, edhe ai 10% që nuk është bashkëpunues, duhet të kuptojë që përpara se të na vijë civilizimi në tokë, duhet të na vijë civilizimi në kokë dhe nëse nuk bashkëpunojmë me Bashkinë, që edhe në 40 gradë është duke punuar me të njëjtin ritëm si në çdo ditë të vitit, atëherë do të jetë shumë e vështirë që të kemi Tiranën ëndrrave tona?.

Veliaj u ndal edhe tek situata e zjarreve, ku sërish kërkoi ndihmën e qytetarëve.

? Falë kontributit të qytetarëve që kanë lajmëruar në kohë, i kemi shuar zjarret brenda pak orëve. Megjithatë, kërkohet që të jemi të gjithë të vëmendshëm, të lajmërojmë në kohë. Sa më vigjilentë të jemi, sa më shpejt të njoftohemi, aq më nën kontroll mund të mbajmë situatën e zjarreve?.

Situata e furnizimit me ujë të pijshëm sipas materialit të përcjelle nga zyra e shtypit ne bashkine e Tiranës, është nën kontroll, por sërish kryebashkiaku ka apeluar për të mos abuzuar me ujin e pijshëm.

Tv Klan