Dështon sërish seanca në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetët e koalicionit të PAN, sërish nuk janë paraqitur në kuvend duke bere qe seanca te dështoje per te dytën dite. Kryesuesi i saj, deputeti më i vjetër në moshë Adem Mikullovci ka kërkuar takim me shefat e grupeve parlamentare të partive politike, me qellim qe të vendosej se kur do te vijoje seanca konstituive e kuvendit.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka vendosur kushte. Deputetet e këtyre subjekteve kane kërkuar që të mbahet javën e ardhshme një takim tjetër konsultativ dhe më pas të caktohet data e vijimit te seancës.

Një tjetër kusht i PAN është edhe procedimi ne te njëjtën dite si per kryetarin e kuvendit ashtu edhe per kryeministrin. Këtë kërkesë e ka kundërshtuar fort Gluk Konjufca nga Vetëvendosje qe është në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Palët kanë rënë dakord që të mërkurën ora 10:00 të mbahen konsultimet, që më pas të vendoset për seancën.

Ndërkohë Vetëvendosja ka deklaruar se nuk do të marrë më pjesë në takimin mes përfaqësuesve te partive.