Report TV - Atentati mbrëmë/Luftë në mes të Tiranës, Policia s'arreston asnjë

2017-08-04 0

Më shumë se 7 të shëna armësh kanë tronditur zonën e "Komunës së Parisit" mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Të shtënat ndodhen vetëm pak metra larg një prej kryqëzimeve që ka më shumë lëvizje qytetarësh në kryeqytet, pranë Unazës së Madhe.

Fillimisht nga një makinë e zezë u qëllua në drejtim të 24-vjeçarit Lorenc Hoxha, i cili po lëvizte bashkë me kushuririn e tij. Këta dy të fundit iu përgjigjën të shtënave, duke bërë që kryqëzimi I Komunës së Parsit të kthehej në një ?zonë lufte?.

Qytetarë të shumtë filluan të vraponin në rrugicat e Komunës së Parisit, të frikësuar nga plumbat që dilnin nga dy makinat. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë dhe Policia identifikoi dy autorët, por që nuk arriti t'i arrestonte ata.

Pika të shumta kontrolli u ngritën në Tiranë për të arrestuar dy personat që qëlluan në drejtim të Lorenc Hoxhës, por ata arritën t'i shpëtonin Policisë.