http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I riu qe i shpëtoi mrekullisht atentatit te Komuna e Parisit po merret ne pyetje nga hetuesit.
Disa persona te paidentifikuar, kane qëlluar mbi makinën e 24-vjecarit Lorenc Hoxha, duke e plagosur ne shpatull dhe dore.
Hoxha ka qene duke udhëtuar me mjetin e tij tip Benz, i shoqëruar edhe nga nje shok i tij, kur atentatorët kane qëlluar mbi ta. Sipas policisë, edhe te rinjtë i janë përgjigjur me arme kërcënimit nga agresoret.
Pasi ka marre plumb ne shpatull dhe dore, Lorenc Hoxha i ka dhëne gaz makinës, per t?u larguar nga shënjestra e atentatorëve, duke marre përpara edhe tabela te sinjalistikes rrugore.
Per t?i shpejtuar vrasjes, shoferi i plagosur është futur neper rrugica pallatesh ne komune te Parisit, duke rrezikuar dhe jetën e kalimtareve, duke qene se makina ishte jashtë kontrollit dhe me shpejtësi. Me pas Hoxha se bashku me shokun e tij, e kane braktisur mjetin dhe janë larguar. Makina pasi ka bere disa metra është përplasur me murin anësor te nje tuneli.
Ndërkohe policia e Tiranës, e njoftuar nga qytetaret per situatën, ka mundur te gjeje te plagosurin, duke e çuar ate ne spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut per jetën.
Ekspertet këqyren mjetin, per te kërkuar prova qe do u shërbejnë per hetimin.
Ndërkohe uniformat blu te Tiranës kane ngritur postblloqe per te beret e mundur kapjen e autoreve.