Report TV - Çanë postbllokun e policisë, u kapën me kokainë, dy në burg

2017-08-04 2

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre persona të cilët thyen postbllokun e policisë në zonën e "Don Boskos", ndërsa më pas gjatë kontrolleve iu gjet 435.2 gr kokainë.

Të arrestuarit nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, ndërsa këta të fundit qëlluan në ajër dhe në drejtim të automjetit.

Gjykata ka lënë në burg Ardit Muratin, detyrim paraqitje për babain e tij, Shehat Murati, ndërsa burg në mungesë ka dhënë për djalin tjetër, Arbër Murati i cili ndodhet në kërkim.

Policia gjeti në banesën e Shehat Muratit rreth 50 gr lëndë narkotike kokainë, krahas 385 gr që u gjet në automjetin ku u arrestuan Ardit Muratid he Bledi Peci.

Në burg është lënë edhe i plagosuri Blendi Peci, i cili drejtonte në automjetin që injoroi blutë dhe për pasojë ka marrë disa lëndime në trup për shkak të humbjes së kontrollit të makinës.

Përpara togave të zeza, Shehat dhe Ardit Murati janë shprehur se nuk kishin dijeni për lëndën narkotike kokainë që u gjet në banesën e tyre. Ata kanë akuzuar djalin tjetër, Arbër Murati si posedues të drogës.

Free Traffic Exchange