Pas mbrëmjen e djeshme, ku ndërprerja e energjisë elektrike la në errësirë të gjithë shëtitoren, problemi me dritat në Sarandë vazhdon edhe sot.
Në ndryshim nga dje, mbrëmjen e sotme, dritat nuk kanë ikur vetëm tek shëtitorja por në të gjithë qytetin bregdetarë.
Edhe pse jemi në pikun e sezonit turistik dhe pushues të shumtë kanë mbushur qytetin, ashtu siç mund të shihni edhe nga foto më poshtë, Saranda ndodhet në errësirë, ndërsa nuk dihet ende shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike.