http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej tre ditësh ne malin e Dajtit forcat e ushtrisë, shërbimet zjarrfikëse po luftojnë me flaket. Me problematike mbetet zona e njohur si Shkalla e Tujanit. Temperaturat e larta dhe erërat kane favorizuar përhapjen e flakëve. Kjo është një nga vatrat, e cila është riaktivizuar sërish rreth orës 14:30 ku dhjetëra efektive janë përpjekur ta vene serish ne kontroll. Për shkak të terrenit tejet të vështirë kalimi i zjarrfikëseve ka qene i pamundur ndaj ndërhyrja është bere me mjete rrethanore. Togeri i batalionit, Ilir Sulce rrëfen përpjekjet dhe veshtiresite per ta mbajtur situatën nen kontroll e per te shpëtuar parkun kombëtar. Ndërsa specialit i agjencisë së zonave të mbrojtura Ervin Kollaku thotë se është e nevojshme ndërhyja nga ajri. Edhe në fshatin Ibë flakët shkrumbuan rreth 10 ha me shkurre dhe pisha.