Report TV - Vrasja e 'Renit' në Vlorë, motra: E ftuan për kafe, nuk u kthye më

2017-08-03 1

Motra dhe bashkëshortja e Renato Omerit, 37-vjeç, i cili mbeti i vrarë të dielën nga breshëria e kallashnikovit në një lokal pranë Lungomares në Vlorë, tregojnë momentet e fundit të babait të tre fëmijëve.

Motra e tij e madhe, Entela Çaushi rrëfen kalvarin e vrasjeve nga ekzekutimi i djalit të saj, Endri Çaushaj në dhjetor të 2015-ës në Durrës e deri te atentati që i mori jetën vëllait.

"Unë jam mamaja e Endri Caushajt dhe motra e Renit. Po e nis me vrasjen e djalit tim në Durrës.

Djali im është vrarë në Durrës më 20 dhjetor me Ervin Kodrën. Djali im aty ka qenë rastësish, në një rreth shoqërorë të vëllait tim dhe ka hipur në makinë me Ervin Kodrën për të blerë një paketë, dhe sa ka hipur në makinë është ekzekutuar Ervin Kodra dhe është vrarë vëllai im, dhe këtu nis historia.

Pas të gjithë këtyre gjërave, na ndodh dhe kjo, më ekzekutojnë vëllanë në prag të derës. Vëllai më vjen në lokal, merr një gjë personale dhe ulet në kafe.
Ishte në shtëpi dhe e merr një shok në telefon, dhe ky edhe pse ishte i lodhur zbret.

Free Traffic Exchange