Situatë alarmante nga zjarret, kërkohet ndihmë nga Brukseli - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria po përballet prej disa ditësh me pushtetin e flakëve. Për shkak të temperaturave tejet të larta, intensiteti i zjarreve sa vjen e shtohet, ndërsa ndërhyrja mbetet e vështire per shkak të terrenit.Emergjencat civile bëjnë me dije se në 24 orët janë shënuar 25 vatra. Situata alarmante ka detyruar autoritetet te kërkojnë edhe ndihmën nga Brukseli, për të bere te mundur shuarjen e flakëve.Tirana, Vlora, Dibra, Elbasani dhe Berati janë qarqet ku situata paraqitet më problematike.Ne parkun kombëtar te Dajtit vatra qe është ende aktive ka shkaktuar dëme te mëdha. Forcat e ushtrisë ndodhen ne terren duke punuar per normalizimin e situatës.Dhjetëra hektarë pyje dhe shkurre janë djegur ne parkun e Llogorasë. Edhe ne Dukat flaket kane përparuar me shpejtësi. Terreni malor ka vështirësuar punën e zjarrfikësve, për këtë arsye u është dashur të ecin në këmbë.Zjarri u arrit të vihej në kontroll rreth orës 4 te mëngjesit te se enjtes, por është riaktivizuar sërish pas disa orësh. Ndërkohë shefi i zjarrfikësve ka apeluar për ndihmë nga ajri dhe toka.Për shuarjen e flakëve mëngjesin e së enjtes mbërritën edhe dy helikopterë të ushtrisë.Gjatë natës flakët pushtuan edhe zonën e Krastës në Elbasan duke rrezikuar seriozisht banesat. Ndërhyrja në kohë bëri të mundur vënien ne kontroll te zjarrit.Lidhur me situatën e rende ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Teknik, Dritan Demiraj.Në një status në FB ai shkruan se zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare dhe se të gjitha strukturat po punojnë per t?i bere balle situatës.